Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi sërish ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç i cili theksoi se serbët u rebeluan si Adem Jashari në Drenicë.
Kurti shkruan në fejsbuk se Vuçiç vuan nga obsesioni personal ndaj kryekomandantit të UÇK-së. Sipas tij, Vuçiç i pati thënë gjatë takimit në Bruksel se Milan Radojçiç do të bëhej Adem Jashari i serbëve të Kosovës.
“Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen.” – shkroi Kurti.