Drejtuesja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila tha në konferencë shtypi se ka përgatitur dy padi penale ndaj ish-deputetit te Listës Serbe, Sllavko Simiç dhe ndaj gazetarit Berat Buzhala lidhur me publikimin e audio-përgjimit të saj me ish-deputetin serb.
Sipas Kusarit, përgjimet janë të paligjshme pasi ato nuk janë kërkuar nga organet ligjzbatuese, por janë realizuar për qëllime shantazhi dhe prishje imazhi publik.
“Nuk kanë qenë përgjime të organeve të drejtësisë apo policisë për dyshime për ndonjë vepër penale por incizime të jashtëligjshme dhe të edituara nga ata që do të bartin pasoja ligjore. Kam të përgatitura dy kallëzime penale që do të dorëzohen brenda pak ditëve, një ndaj ish-deputetit Slavko Simiç dhe tjetri ndaj portalit dhe gazetarit që ka bërë publikimin dhe editimin e atyre materialeve”- tha Kusari.