Nga Hasan Bello

1. Ata që hartuan Reformën Agrare të 29 gushtit 1945.

2. Ata që hartuan, votuan dhe zbatuan ligjin nr. 7501. Ata që pronarët legjitimë i konsideruan “ish-pronarë”.

3. Ata që krijuan institucione si komisionet lokale apo qendrore, siç është sot Agjencia e Trajtimit të Pronave.

4. Ata që drejtuan hipotekat, kadastrat dhe bashkitë, duke falsifikuar dhe përvetësuar pronat e shtetit dhe të popullit nëpërmjet ndarjeve dhe kompensimeve fiktive në qytete dhe në bregdet.

5. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që jepnin drejtësi të manipuluar.

6. Kryetarët e partive politike dhe drejtuesit e shtetit, të cilët janë burimi kryesor i kësaj situate, duke e futur popullin shqiptar praktikisht në luftë civile dhe duke cenuar rëndë sigurinë juridike dhe atë kombëtare.

7. Shtetet që iniciuan reformën në drejtësi pa marrë në konsideratë pasojat e kolapsit institucional.

8. Hartuesit shqiptarë të reformës, të cilët shkrinë një numër gjykatash të shkallës së parë dhe të gjitha gjykatat e apelit në rrethe, duke krijuar një sistem të centralizuar aspak efikas.

9. KLGJ dhe mekanizmat e tjerë institucionalë, të cilët nuk shtojnë numrin e gjyqtarëve të nevojshëm, duke bërë që një çështje gjyqësore të zvarritet për vite me radhë dhe duke i hapur kështu rrugë korrupsionit dhe vetëgjyqësisë.

Sot u vra një gjyqtar, jeta e të cilit është po aq e shenjtë sa jeta e mijëra shqiptarëve që janë vrarë këto vite për shkak të drejtësisë së munguar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *