Nga Agim Morina

Igor Žeželji ka le në vitin 1973 në Beograd.

Në profilin e tij në LinkedIn ai thotë me profesion është inxhinier i komunikacionit.

Si student në Fakultetin e Komunikacionit në Beograd, ishte një nga organizatorët e protestës së studentëve në vitin 1996/1997. Pas protestës, ishte një nga themeluesit dhe drejtuesit e Klubit Politik Studentor (SPK). Čedomir Antići, një nga themeluesit e SPK-së, kujton se si në fund të vitit 2001 ka taku një njeri i cili, si operativ i DB-së (Sigurimit Shtetëror), ka monitoru punën e SPK-së.

“Ai më tha se, si shumica e të rinjve në shërbimin sekret, ishte plotësisht dakord me politikën tonë në atë kohë. “Dhe keni qenë”, më tha, teksa bisedonim deri në orët e mëngjesit në apartamentin që e dinte (dhe e quante: ndalesa nr. 2 e subjektit – te gjyshi dhe gjyshja”), “më të fuqishëm dhe më të fortë se gjithë të tjerët… Por kjo ishte larg partisë… Ishit më shumë si Corleonet, Jovanovići – don Vito, Vlada – Fredo, ti Tom Hageni, dhe Žeželji – Luka Brazi… Kaq për modernitetin dhe reformat. Por çfarë është vendi, i tillë është Gladstonei…”, shkrun Čedomir Antići.” 

(Nedeljnik , 19.05.2017)

Shumë shpejt, SPK-ja vendosi t’i bashkohet Partisë Demokratike, të kryesuar nga Zoran Đinđići në atë kohë.

Më në fund të gjithë e pranuan idenë, por pas bashkimit klubi u shpërbë. Dobrosavljevići dhe miqtë tanë nga Fakulteti Filozofik – Danko Strahinjići, Vladimir Todići dhe të tjerë, më vonë iu bashkuan DSS-së. Tanja Milovanovići, e cila foli në emër të SPK-së para parlamentit danez, në ato ditë mbaroi universitetin dhe iu përkushtu punës. Iku edhe Danilo Hrkalovići nga FON-i, miku ynë i mirë dhe eksperti i IT-së. Pjesa tjetër janë Svetlana Dragići, Ivana Dedovići, Igor Žeželji, Čedomir Jovanovići dhe unë. (…) 

Pas një viti, krijimit të Aleancës së pasuksesshme për Ndryshim, shkatërrimit të autonomisë universitare, kaosit në Kosovë, braktisjes së programit… i margjinalizuar në parti dhe i pakënaqur me politikën e saj, vendosa të jep dorëheqjen. Në heshtje, pa njoftim mediatik. Vetëm ia dorëzova Đinđićit një raport pune dhe një letër të shkurtër zyrtare. Mendova se fillimisht duhet ta shoh Jovanovićin. Nga i gjithë klubi mbetëm vetëm Žeželji, ai dhe unë. Nuk i kam parë prej muajsh. U takuam në Plato dhe u ulëm në kafenenë me të njëjtin emër. Isha i vetmi që fola. Jovanovici ishte kryesisht i heshtur. Ai u trondit. Ishte në gjendje të thoshte vetëm se si do të ndryshojë balanca e pushtetit dhe se si pozicioni im në parti është realisht i favorshëm.” 

( Nedeljnik , 5 qershor 2017)

Në Aleancën për Ndryshim, Žeželj ishte përgjegjës për zhvillimin organizativ dhe projektin e kontrollit të zgjedhjeve të vitit 2000.

“Pas ndryshimeve të tetorit në vitin 2000, Žeželji u bë ndihmës-drejtor i Parking Service, ku Zivorad Anđelkovići u emëru në pozitën e drejtorit. Pasi Klubi i Basketbollit “Crvena Zvezda” ra në një nga krizat e shumta në tridhjetë vitet e fundit, i kërkoi ndihmë Đinđićit. Kryeministri i atëhershëm dërgoi Anđelkovićin, Žeželjin dhe Goran Vesićin në klub me qëllim që të nxirrej KF “Crvena Zvezda” nga një situatë e vështirë – Anđelkovići u bë president i Bordit të Drejtorëve, dhe Žeželji u bë drejtor i Zvezdës. ” 

(Vreme , 4 mars 2021)

Në “Crvena zvezda” ishte deri në nëntor të vitit 2008, kur u liru nga detyra së bashku me Goran Vesićin, Slobodan Milosavljevićin dhe anëtarët e tjerë të kryesisë.

“Gjatë vitit 2010, doli informacioni se klubi kishte 12 milionë euro borxh dhe se drejtuesit e klubit kishin vënë peng stemën e klubit, si dhe asete të tjera, duke përfshi një blender, një frigorifer dhe një printer, në vitin 2006. Në vitin 2010, Vučići deklaroi se klubi i basketbollit ishte rrënu nga ‘mafiozët politikë’ dhe është interesante se në vitin 2011, kur Nebojsha Čovići iu bashku klubit praktikisht inekzistent, Žeželji u shfaq si një nga kreditorët e Zvezdës.” 

(Vreme, 4 mars 2021)

Media Ownership Monitor i BIRN-it thekson se Žeželji ka qenë në biznesin e mediave digjitale për më shumë se 15 vjet, pasi u bë pronar dhe drejtor i kompanisë “Wireless media” në qershor 2004. E përjavshmja “Vreme” shkruan se Telekom Serbia në bashkëpunim me “Wireless Media” dhe Në vitin 2004, themeloi portalin e parë WAP – Mondo (i cili mund të lexohej në celular).

“Një vit më vonë, në nëntor 2005, Telefonia Mobile e Serbisë (MTS) lansoi faqen e internetit ‘Mondo’. Drejtori i atëhershëm i Drejtorisë për Telefoni Mobile, dhe sot drejtor i përgjithshëm i Telekomit, Vladimir Lučići i, deklaroi se “në lokacion dhe në tërë këtë projekt MTS-ja ka investu rreth 400 mijë euro”. Si Mondo ashtu edhe Wireless Media gjenden në të njëjtën adresë në Obilićev Venac në Beograd, Vesići ka qenë zëvendës-drejtor në periudhën 2004-2008 në WM, dhe kompania “International communication partners” e Ivan Radovanovićit, gjendet gjithashtu në të njëjtën adresë. Telekom-i dhe WM-ja vazhdojnë bashkëpunimin e tyre – gjatë vitit 2009, ata së bashku eksportuan zgjidhjen softuerike vendase MAIP (Portali me shumë akses në internet) në Katar dhe Oman. Gjatë vitit 2014, Wireless Media filloi bashkëpunimin e ngushtë me United Group – uebfaqja N1 u shfaq për herë të parë në platformën WM-së (vetëm së fundmi u zëvendësu nga platforma United Cloud-it). Platforma, ndër të tjera, përdoret nga SBB, Sport Klub, United Cloud dhe United Group përdor gjithashtu shërbime të tjera të kompanisë së Žeželjit.” 

(Vreme , 4 mars 2021)

Që nga dhjetori 2017, siç raportohet nga Media Ownership Monitor, Žeželji është gjithashtu kryetar i bordit të Byrosë së Reklamimit Interaktiv Serbia (IAB), një shoqatë që ofron mbështetje aktive për rritjen dhe zhvillimin e tregut të marketingut digjital dhe interaktiv në Serbi, e cila është pjesë e rrjetit global IAB dhe anëtare e IAB Europe.

“Në fund të vitit 2018, kur Telekom Serbia jep 195 milionë euro për blerjen e Copernicus-it dhe më pas ato para përdoren menjëherë që vëllai i një zyrtari të SNS-së të blejë dy televizione me frekuenca kombëtare, Telekom-i dhe Žeželji lidhin kontratë.

Sipas kontratës, të cilën në verën e vitit 2020 e bëri publike zyrtarja e partisë opozitare për Liri dhe Drejtësi, Marinika Tepići, Telekom-i praktikisht ia dorëzon Žeželjit portalin Mondo dhe investon edhe 38 milionë euro në kompaninë e Žeželjit, ndërkohë që merr shumë pak në këmbim.

Megjithëse ofron portalin e tij dhe investon para në një kompani tjetër, Telekom-i nuk ka akcione në pronësi, ai ka të drejtën e përparësisë së parë për me ble përmbajtjen e prodhuar nga Mondo Inc., – kompania e Žeželjit që “gllabëroi” portalin Mondo, – prodhon, ndërsa Mondo Inc. merr përsipër përveç tjerash të krijojë dy kanale televizive digjitale që Telekomi do t’i shfaqë në platformat e tij. 

Në këtë mënyrë, jo vetëm që shmanget detyrimi i shtetit për me dalë nga media – sepse Telekom-i nëpërmjet proxy-t krijon dhe hyn në mediat e sapokrijuara, duke ndiku në punën e tyre – por Telekom-i, sipas kontratës, ka të drejtë të kërkojë të blejë WM-në, pra, që edhe një herë të japë para për atë që e ka dhuru dhe në të cilën ka bë investim shtesë prej 38 milionë eurosh. 

Portali Mondo u regjistru menjëherë si media, dhe Žeželji shumë shpejt bleu Adria Media Group dhe u bë pronar i një prej tabloideve më të përhapura – ‘Kurir’-it. Opozita akuzoi Žeželjin se kishte ble ‘Kurir’-in dhe AMG-në me paratë e Telekom-it.” 

(Vreme , 4 mars 2021)

Në fillim të vitit 2019 ai u bë pronar i kompanisë Adria Media Grup, e cila deri atëherë drejtohej nga Aleksandar Rodići.

“Me ta marrë përsipër, Igor Žeželji u bë pronar i revistave mediatike Adria, e cila është tërësisht në pronësi të kësaj kompanie. Të dyja kompanitë kanë gjithsej 41 media. UNS-ja përcaktoi se revistat mediatike Adria dhe grupi Adria Media janë botues të gjithsej 28 mediave që janë regjistru në Regjistrin e Mediave. Përveç këtyre mediave, AMG-ja zotëron edhe 13 media të tjera që nuk janë të regjistruara në Agjencinë për Regjistra Tregtarë (APR). Në Regjistrin e Mediave është shënu se kompania Adria media magazines është botuese e 11 revistave – Men’s health, Cosmopoliten, Elle, Sensa, National Geographic në Serbi, Lepa&Srećna, Lisa, Moja lepa bašta, Summer, Winter i Asfalt. Adria Media Grupa është botuese e 14 revistave  – Burda style, Glossy, Doktor Kurir, Kurir, Espreso, Kurir stars, Najbolji domaći recepti, Mama, Narodni doktor, Narodni kuvar, Narodni lekar, Newsweek Srbija, Elle dekor i Kids, ashtu edhe tri portale – esspreso.rsadriamedia.tv dhe kurir.rs, të cilat janë të regjistruara në APR. Përveç këtyre mediave, siç thuhet në faqen e internetit, Adria Media Group zotëron edhe gazetat Lena, Financial Times dhe Cosmo Campus, si dhe portalet elle.rsyumama.comnationalgeographic.rsmenshealth.rs, cosmopolitan. rs, lovesensa.rsstravukusa.rslepaisrecna.rs, stil dhe glossy.rs. Megjithatë, këto media nuk janë të regjistruara. Në impresum-et e tyre thuhet se botues i portaleve yumama.com, stil dhe glossy.rs është Adria Medija Grupa, ndërsa mediat e tjera janë revistat mediatike Adria.” 

(Danas, 8 janar 2019)

Media Ownership Monitor thekson se me blerjen e Adria Media Group Žeželji u bë pronar i katër filialeve të saj – revistave mediatike Adria, Adria Media Zagreb, Adria Media Invest dhe Admatik media.

“Që nga shkurti i vitit 2019, Igor Žeželji është gjithashtu pronar i portalit të internetit Mondo.rs përmes disa kompanive, nga të cilat ai është pronari i fundit. Mondo.com është në pronësi të Mondo Inc (100%). Mondo Inc është në pronësi të mediave Wireless (100%). Pronari i mediave Wireless është Mobil media (100%). Igor Žeželji është pronar i kompanisë mediatike Mobil”, shkruan Media Ownership Monitor.

Sipas APR, Mondo Inc zotëron 67.33 për qind të prodhimit të “Firefly”.

Në vitin 2019, Žeželji bleu 50 për qind të pronësisë në produksionin Firefly, i cili së bashku me Telekomin po fillon të krijojë një numër të madh të serialeve – Clan, Tycoon, Močvara – të cilat shfaqen në RTS. Meqë ra fjala, një nga pronaret e kompanisë Firefly është Ivana Mikovici, ish-zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme e RTS.” 

(Vreme, 4 mars 2021)

Në gusht të vitit 2020, Žeželji ftoi bashkëpronarin e “United Group” Dragan Šolakun për të ballafaquar në emisionin “Oko” në RTS. Vuri në dukje se konsideron që edhe për qytetarët do të ishte me rëndësi “të qartësohen rolet e pronarëve dhe të udhëheqësve të kompanive, të cilët janë njëkohësisht edhe pronarë të mediave, edhe zënë një vend të rëndësishëm në tregun e prodhimit mediatik”.

“Gjithashtu, mendoj se e kemi për borxh t’u përgjigjemi pyetjeve të lidhjeve tona me politikën e brendshme dhe të jashtme, ndikimin e bizneseve tona në media dhe politikë, të përcaktojmë nëse vendi ynë ka ndihmuar ndonjë prej nesh në zhvillim dhe të përpiqemi ta kuantifikojmë atë, të përcaktohemi përballë pozitës së monopolit, të komentojmë rregulloren mediatike dhe të drejtat e mediave të huaja dhe vendase dhe, natyrisht, t’u përgjigjemi të gjitha pyetjeve të tjera që do të ishin interesante për ju ose drejtuesit tanë në RTS. Shpresoj që nuk keni asgjë për me fshehë në këto tema dhe të mund t’u përgjigjeni të gjitha pyetjeve dhe nënpyetjeve. Besoj se jeni të vetëdijshëm se Wireless Media ka bashkëpunu me United Group në fushën e prezencës digjitale që nga qershori i vitit 2014 dhe se një pjesë e madhe e portaleve tuaja të internetit drejtohej ose vazhdon të drejtohet përmes platformave tona digjitale. Nga mediat janë N1 dhe Sport Klub dhe nga kompanitë tuaja janë SBB, Telemax Slovenia, Telemax BiH, Telemax CG, Total TV, NetTV Plus dhe United Cloud. Përveç platformës sonë teknologjike, ju gjithashtu mund të përdorni shërbimet tona të konsulencës dhe të kreativitetit, dhe ne vazhdojmë t’ju ofrojmë mbështetje të gjerë teknike dhe operacionale.” 

(RTS , 28 gusht 2020)

Ai tha se Wireless Media punëson pothuajse 1,000 njerëz në Serbi dhe rajon.

“Unë sinqerisht besoj se kemi kontribu në zhvillimin tuaj digjital, sepse në të njëjtën kohë dëshiroj t’ju falënderoj dhe t’ju informoj se të ardhurat e qëndrueshme nga United Group në 6 vitet e fundit kanë kontribu shumë në zhvillimin tonë, të cilin e kemi arrijtë përmes blerjes dhe integrimit të disa kompanive, përfshirë Adria Media Group, në kuadër të së cilës operon Kurir-i, media më me ndikim në Ballkan. 

Sistemi Wireless Media, të cilin tani e drejtoj, punëson pothuajse 1000 njerëz në Serbi dhe rajon. Aty punojnë menaxherë të dëshmuar me autoritet të madh në treg, inxhinierë IT, programues, projektues, menaxherë projektesh, konsulentë biznesi, gazetarë, redaktorë, ekspertë marketingu, producentë, kameramanë, redaktorë, producentë, regjisorë, këshilltarë shitjesh dhe shumë të tjerë. Për cilësinë tonë flasin më së miri mbi 1000 partnerët tanë të biznesit, klientë dhe reklamuesi, dhe pothuajse nuk ka asnjë kompani në Serbi dhe në rajon që nuk bashkëpunon me ne. Bashkëpunimi ynë me Telekom Srbija, konkurrenti juaj kryesor në fushën e shpërndarjes së internetit dhe TV-së, me të cilin pothuajse keni një duopol të krijuar në Serbi dhe në rajon, është i një lloji strategjik, ashtu siç ishte në një kohë me United Group. Bashkëpunimi vazhdon që nga viti 2004 dhe është zgjeru më tej në fushën e zhvillimit të përmbajtjes multimediale, qoftë në formën e kanaleve televizive, serialeve televizive, emisioneve televizive, transmetimeve të drejtpërdrejta sportive apo formateve digjitale.” 

(RTS, 28 gusht 2020 )

Ai kishte një mesazh edhe për Dragan Đilasin.

“Dëshiroj ta shfrytëzoj rastin që t’ju lus të informoni mikun tuaj të biznesit dhe politikanin Dragan Đilasi, se fushata e fëlliqët që ai po bën, kryesisht me ndihmën e mediave tuaja N1, NovaS dhe Direktno.rs, kundër kompanisë sonë Wireless Media dhe mua personalisht, nuk do të bëjë që unë të ndërhyj në politikën editoriale të Kurir-it, duke kërku prej tyre që të mos angazhohen më në zbulimin dhe publikimin e të vërtetës për të, për ju dhe për kompanitë tuaja biznesore e të tjera.” 

(RTS, 28 gusht 2020 )

Në tetor 2021, Qendra për Gazetari Hulumtuese e Serbisë (CINS) shkruan se Wireless Media (WM) është një kompani IT që dizajnon dhe krijon faqe interneti dhe përmbajtje të tjera digjitale për kompanitë me qëllim promovimin e tyre në internet dhe se ka krijuar një departament të posaçëm që nga viti 2017 që merret me promovimin e pushtetit lokal dhe të SNS-së.

“Nga një kryetar i përgjegjshëm bashkie deri te një baba i kujdesshëm – kjo është mënyra më e shkurtër për të përshkruar videon ‘Dita me kryetarin’ në të cilën Sinisa Mali tregon ditën e tij të punës në vitin 2018. Si kryetar i Beogradit, ai kishte takime njërin pas tjetrit, bojatiste ulëset në park, përshëndetej me pastruesen e rrugëve. Në mars 2018, tri ditë para zgjedhjeve lokale, në profilin e Facebook-ut të “Belgrade Lives” u shfaq një video. Pas kësaj marke qëndron Wireless Media, kompania e Igor Žeželj-it, pronarit të Adria Media Group. CINS zbulon një rrjet të tërë faqesh dhe llogarish në rrjetet sociale që janë shfaqë në të gjithë Serbinë në tri vitet e fundit, kryesisht para zgjedhjeve. Qëllimi është të bindë qytetarët të votojnë për pushtetin lokal dhe zyrtarët e SNS-së në pushtet. Një promovim i tillë i partisë nuk është raportr në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.” 

(CINS , 28 tetor 2021)

WM-ja mohoi se qëllimi i platformës ishte fushata zgjedhore, por më tepër përmirësimi i komunikimit me qytetarët dhe transparenca më e madhe e punës së administratave të qytetit.

“WM-ja nuk ka dashur të përgjigjet se sa kushtojnë projekte të tilla, sepse besojnë se me zbulimin e çmimit do të rrezikojnë ‘potencialin e tyre të tregut’. Ata na sigurojnë se buxhetet janë “modeste dhe të optimizuara”, sepse kanë pasë parasysh që të paguajnë komunat. “Në bazë të projekteve pilot, ne kemi zhvillu platforma që janë pjesë e ofertës sonë komerciale në të gjithë rajonin dhe shpresojmë që në muajt e ardhshëm do të mund të mburremi me klientë komercialë, të cilët financojnë vetë shërbimin ose nga shumë fonde të BE-së e të fonde të tjera të disponueshme që mbështesin platforma të tilla” 

(CINS, 28 tetor 2021)

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *