Nga Ermal Mulosmani
Atëherë, situata në Maqedoni sipas informacioneve që më vijnë është si më poshtë.
Në Parlamentin maqedon ka 120 ulëse.
Parti e parë është VMRNO-DPMNE e ish-kryeministrit Gruevski tashmë e udhëhequr nga Hristijan Mickovski. Mickovski ka mbajtur qëndrim kundërshtues për marrëveshjen e Prespës për emrin e Maqedonisë (Maqedoni e Veriut) duke pretenduar një integrim European të shpejtë por edhe siç e quajti ai:
“dinjitoz e krenar jo poshtërues, shpërfytyrues dhe turpërues”.
Ky qëndrim i Mickovskit u kritikua nga administrata amerikane. Mickovski ka pemtuar se do ta rishohë marrëveshjen nëse vjen në pushtet.
VMRNO ka fituar 58 mandate ose 48.33% të numrit të përgjithshëm të deputetëve. Ajo Parti dhe Mickovski janë fitues të vetëm të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Është qesharake që dikush tjetër të flaës për fitore. VMRNO-së i duhen veç tre deputetë për të formuar Qeverinë e re. I mbetet të zgjedhë se ku do i marrë ata deputetë (zakonisht deputetët pakicë vetofrohen në këto rastë duke braktisur aleancat parazgjedhore). Shanset më të mëdha për koalicion, sipas informaioneve që më vijnë, i ka koalicioni VLEN me kryesues Arben Taravarin i cili ka fituar 13 deputetë. Së bashku ata kapin 71 deputetë ose rreth 60% të numrit të deputetëve.
Por edhe vlera e VLEN-it do të jetë e papërfillshme pasi nuk mund të kushtëzojë asgjë Kryeministrin Mickovski. Ai është në zenit të pushtetit dhe do japë poste të dorës së dytë aleatëve. Ia diktojnë numrat.
Humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve është LSDM e Dimitar Kovaçevskit. Ata nuk kanë arritur të fitojnë as vendin e dytë në këto zgjedhje duke ia lënë këtë vend koalicionit të BDI-së së Ali Ahmetit.
Katastrofë elektorale e një partie pro evropiane, social demokrate!
Humbësi i dytë është paradoksalisht koalicioni i Ali Ahmetit. Pavarësisht rezultatit të pamendueshëm si forcë e dytë elektorale, pesha e tij në formimin e Qeverisë së ardhshme do të jetë minore edhe sikur të preferohet para Taravarit nga Mickovski. Ditët e mira të shqiptarëv në kuptimin e ndikimit politik janë në perëndim. Ndoshta po paguajnë pikërisht çmimin e këtyre kushtëzimeve të deritanishme. Maqedonët vendosën të grumbullohen rreth një partie nacionaliste pikërisht për të refuzuar pushtetin gati folklorik të Ahmetit. Kjo është përtej rezultatit pothuaj spektakolar të Ahmetit me 19 deputetë.
Humbësi i tretë është koalicion tjetër shqiptar i Taravarit. Ata edhe mund të jenë në Qeveri si të preferuar të Mickovskit në raport me Ali Ahmetin po pa ndonjë peshë të madhe. Ata nuk kanë fuqi për të kushtëzuar Kryeministrin nacionalist në ardhje.
Por gjithsesi, janë humbës më të vegjël.
Kjo është me pak fjalë situate siç e lexoj unë.