Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë urdhrin e tij të parë nga qelia, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi ta rikthejë në detyrë.

Në një shkresë që mban firmën e Veliajt, ai urdhëron që qyteti të nisë menjëherë përgatitjet për festat e fundvitit. Sipas këtij urdhri, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve duhet të marrë masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike.

Gjithashtu, është kërkuar që të merren masa edhe për dekorimin e godinave të ministrive, sipas kërkesave të institucioneve përkatëse.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *