Gjykata Kushtetuese është mbledhur këtë të enjte në një seancë paraprake për të shqyrtuar ankimin e paraqitur nga qeveria lidhur me pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Në këtë fazë, pritet të vendoset nëse kërkesa e ekzekutivit do të kalojë për shqyrtim të plotë në seancë plenare.

Po ashtu, gjatë ditës pritet që Gjykata Kushtetuese të shprehet edhe për kërkesën tjetër të qeverisë, atë për pezullimin e vendimit të GJKKO-së derisa çështja të analizohet në themel.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *