Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se Gjermania dhe Franca i kanë kërkuar atij pranimin e anëtarësimit të Kosovës në disa institucione ndërkombëtare përfshire dhe atë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara {OKB} nëse Serbia kërkon të afrojë periudhën e anëtarësimit të saj përfundimtar në Bashkimin Evropian. “Gjermania dhe Franca më ofruan një plan ku kërkohej që Serbia të lejonte anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe disa organizma të tjerë ndërkombëtare. Kjo do t’i sillte Serbisë avantazhe në anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Evropian. Po ashtu, pranimi i këtij plani do të sjellë dhe përfitime të konsiderueshme financiare për Serbinë”- tha Vuçiq para gazetarëve serbë.
Megjithatë i pari i Serbisë shprehu qëndrimin e tij kundër këtij propozimi franko-gjerman duke qëndruar besnik në refuzimin e tij konstant për mosnjohjen e Kosovës. “Ky propozim është i papranueshëm për Serbinë. Ne nuk mund të lejojmë Kosovën të jetë pjesë e OKB-së pasi këtë na e ndalon kushtetuta jonë dhe vetë anëtarësimi i Kosovës në këtë organizëm do të ishte i padrejtë. Ne nuk mund të pranojmë një marrëveshje që do të na detyrontë të njihnim Kosovën”- përfundoi Vuçiq.