Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit në Kosovë ka kërkuar nga autoritetet e Serbisë që të nisin kërkimet për të zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.
Kushtrim Gara nga ky komision u shpreh se tashmë ka 5 varreza të konfirmuara, ndërkohë që totali i tyre në Serbi pretendohet të jetë 16 të tilla.
Sipas tij autoritetet serbe nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me kërkesat e vazhdueshme të Kosovës për nisjen e kërkimeve në këto zona ku pretendohet se ka mbetje eshtrash të shqiptarëve të zhdukur.
“Nga të dhënat zyrtare të tyre që kanë qenë publike është potencuar fakti se janë diku deri 16 varreza masive, pesë të konfirmuara deri më tani. Janë adresuar në formën e kërkesave zyrtaret për palën serbe për të filluar gërmimet në këto lokacione, apo për të caktuar datat për të vazhduar në lokacionet e pa përfunduara. Përkundër faktit që pesë varreza masive, përfshirë Batanicën, Petrovosellen, Beruzha, së fundmi Rashka, pra në lokacionet Rudnicës dhe Kizhevak, lokacionet si Batanica dhe Petrovosello mbesin lokacione të pa përfunduara për ne. Ka edhe një sërë lokacionesh ku për momentin nuk mund t’i bëjë publike, por mund t’i konfirmoj që janë të adresuar në formën e kërkesave zyrtarëve për palën serbe.”- ka thënë ai.