Një 64-vjeçar me origjinë shqiptare është shpallur në kërkim nga autoritetet greke, pasi dyshohet për tentativë abuzimi ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara në banesën e saj në zonën e Kypseli, në Greqi.

Sipas mediave vendase, burri mbetet i zhdukur ndërsa policia vijon hetimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Nëna e të resë, Katerina Bekiari, ka rrëfyer momentet e përjetuara, duke treguar se kur u kthye në shtëpi pa një burrë mbi vajzën e saj. Ajo ka deklaruar se në reagim të menjëhershëm mori një tigan dhe e goditi në kokë për ta larguar dhe për të mbrojtur të bijën.

Sipas saj, ekspertiza mjeko-ligjore konstatoi se nuk kishte pasur abuzim, një përfundim që ajo tha se nuk e kishte pritur.

Pamje nga kamerat e sigurisë, të transmetuara nga televizioni grek MEGA Channel, tregojnë 64-vjeçarin duke hapur derën e apartamentit me çelësa, duke hyrë brenda dhe duke e kyçur pas vetes. Në video shfaqet edhe përplasja me nënën, ku të dy bien në dysheme dhe përfshihen në një konflikt fizik.

Sipas raportimit të Proto Thema, 64-vjeçari dyshohet se ishte njohur më herët me nënën e 25-vjeçares në kuzhinën e një kishe. Denoncimi është bërë nga vetë nëna, e cila deklaroi se e konstatoi situatën përmes kamerave të shtëpisë dhe u kthye menjëherë me nxitim.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *