Juventusi nuk është klubi i vetëm pas Ardjan Ismajlit. 

“La Repubblica” raporton se Napoli po avancon në përpjekjet për marrë në organikë kapitenin e Empolit. 

Drejtuesit e Napolit janë bindur për aftësitë e 28-vjeçarit në përballjen që skuadra e Antonio Kontes pati me Empolin në Serinë A.

Vetë Konte ka miratuar afrimin e Ismajlit në grupin e tij. 

Merkato e janarit pritet të sjellë zhvillime për qendërmbrojtësin e kombëtares shqiptare pas formës së jashtëzakonshme që po tregon në këtë sezon. 

Empoli së fundmi i ofroi rinovimin me rritje page, por duket e vështirë që Ismajli ta mbyllë sezonin me këtë ekip.

By Editor