Kriza e Milanit nuk përfundon në Olimpiko, përkundrazi thellohet edhe më shumë.
Lacio shënoi katër herë në portën e Milanit në një sfidë të dominuar plotësisht nga formacioni i Mauricio Sarrit.
Saviç, Zakanji, Alberto dhe Anderson shënuan për lacialët përballë një Milani pa asnjë ngjashmëri me atë të sezonit të kaluar.
Lacio merr vendin e tretë në renditje me vetëm 1 pikë më pak se Milani i vendit të dytë.
Skuadra e Piolit ka humbur shkëlqimin dhe shanset për titull thuajse janë zeruar.
Fërkon duart Napoli kryesues teksa sheh rivalët për titull të gabojnë javë pas jave, ndërsa titulli tashmë është në duart e djemve të Luçiano Spaletit.