Lacio arriti një fitore me shumë vlerë duke mposhtur në shtëpi Juventusin në shifrat 2-1.
Kjo fitore e afron ekipin kryeqytetas me objektivin e kualifikimit në Champions.
Paraqitje e mirë në këtë përballje dhe për Elseid Hysajn.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare mbetet ndër të preferuarit e përhershëm të teknikut Sarri, ndërkohë që mediat italiane vlerësuan lojën e tij ndaj Juventusit.
IL MESSAGGERO e vlerësoi Hysajn me notën 7.
CORRIERE DELLA SERA me notën 6.5.
IL TEMPO me notën 7.
LA REPUBBLICA me notën 6.
Elseid Hysaj ka luajtur nën urdhërat e teknikut Mauricio Sarri kur ishte pjesë e Empolit, Napolit dhe tashmë për Lacion.