“La Gazzetta Dello Sport” raporton se klubi i kryeqytetit italian ka plane konkrete për mesfushorin shqiptar të Leçes.

Lacio e vlerëson talentin e Berishës, të shfaqur në ato ndeshje ku ai luajti me Leçen, pasi ka pasur probleme me dëmtimet.

Lacialët kërkojnë të ringrihen pas shumë ulje-ngritjeve dhe Berisha shihet si një investim i mirë për të ardhmen.

Media në fjalë shkruan se drejtuesit e Lacios po punojnë për afrimin e Berishës në merkaton e janarit dhe, nëse kjo nuk arrihet, do të synohet arritja e një marrëveshjeje në fund të sezonit.

Medon Berisha spikati me paraqitjet e tij në javët e fundit, ndërsa ka pësuar sërish një tjetër dëmtim dhe ende nuk ka një afat për rikthimin e tij në fushë.

By Editor