Tabloidi The Sun raporton se tre ekipe evropiane kanë shfaqur interes konkret për Armando Brojën.

Gjermanët e Laipcig kërkojnë të mbushin boshllëkun e Benjamin Sheshkos, i cili është drejt largimit, ndërsa Broja shihet si një alternativë cilësore.

Po ashtu, Ajaks po mendon të shesë talentin Hato te Çelsi, dhe Broja mund të jetë pjesë e një shkëmbimi për të ulur vlerën e transferimit. Ajaks e vlerëson Haton 40 milionë euro.

Gjithashtu, edhe PSV Eindhoven ka shfaqur interes për sulmuesin 23-vjeçar.

Armando Broja është jashtë planeve të trajnerit Mareska te Çelsi, ndërkohë që sulmuesi po shqyrton ofertat për të ardhmen e tij.

By Editor