Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak zhvilloi një takim me Millorad Dodik, lider i serbëve të Bosnjes.
Takimi u mbajt gjatë punimeve të Forumit Diplomatik që po mbahet në Antalia të Turqisë.
Lajçak pati një takim dhe me drejtuesit boshnjakë të presidencës së Bosnje-Hercegovinës.
Millorad Dodik u shpall “nongrata” nga SHBA-të në janarin e vitit 2022, ndërkohë që ka kërcënuar vazhdimisht me mosnjohjen e Marrëveshjes së Dejtonit duke theksuar se serbët e Bosnjess kanë të drejtën e shkëputjes nga ky shtet dhe bashkimin me Serbinë.