Burime nga Spak bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim pasuror për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarët e tij.
Spak iu është drejtuar në mënyrë zyrtare bankave të nivelit të dytë dhe Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë që të japin informacione mbi transferta, llogari bankare dhe investime përmes sistemeve bankare të Veliajt dhe familjarëve të tij.
Hetimi pasuror ndaj Erion Veliajt rezulton i pari i një zyrtari të tillë, që drejton bashkinë e kryeqytetit,