“El Clásico” luhet pas dy ditësh, por përplasjet kanë nisur shumë më herët. 18-vjeçari i Barcelonës, Lamine Yamal, ka provokuar me një deklaratë të fortë në emisionin “Chup Chup Kings”, duke shpërthyer ndaj Real Madridit dhe mënyrës si, sipas tij, trajtohet skuadra madrilene në La Liga.
“Reali vjedh dhe në të njëjtën kohë ankohet. Kjo është ajo që bëjnë,” tha Yamal. Deklarata e tij është bërë menjëherë virale, me tifozët e të dyja palëve që kanë shpërthyer në debate.
Yamal, që ka marrë rolin e një lideri të ri në ekipin blaugrana, shtoi me vetëbesim: “Vitin e kaluar nuk e patëm të vështirë me ta. Tani të shohim si do shkojë ndeshja.”
Polemikat pritet të kulmojnë në fushë, aty ku Barcelona dhe Real Madridi do të përballen për supremacinë në La Liga, por “El Clásico”-ja ka nisur tashmë jashtë saj – me fjalë të forta.

