Alain Delon, aktori legjendar francez, u nda nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në kinematografinë botërore.
I njohur për pamjen e tij të veçantë dhe talentin e padiakutueshëm, Delon u bë një yll ndërkombëtar me rolin e tij në filmin “Plein Soleil” (1960).
Ai punoi me disa nga regjisorët më të shquar evropianë, si Luchino Visconti në “Rocco e i suoi fratelli” dhe “Il Gattopardo”, Jean-Pierre Melville në “Le Samouraï”, Michelangelo Antonioni në “L’Eclisse”, dhe Joseph Losey në “Monsieur Klein”.
Përveç karrierës së tij të suksesshme, Delon ishte një figurë ikonë e kulturës franceze.