Goli i shënuar ndaj Prestonit në kupë mund të mos jetë vetëm një çlirim momental për Armando Brojën, por pika e kthesës për sezonin e tij. 

Sulmuesi shqiptar tashmë mund të jetë zgjedhje e parë në sulmin e Çelsit pas largimit të Xhekson me Senegalin në Kupën e Afrikës dhe dëmtimit të N’Kunku. 

Sulmuesi francez pësoi një tjetër dëmtim muskular dhe do të mungojë për së paku dy javë. 

Në këtë situatë, 22-vjeçari shqiptar mbetet zgjedhja e parë në qendrën e sulmit dhe bashkë me Mudrik, Sterling dhe Palmer kanë detyrën të udhëheqin repartin e avancuar të bluve në një moment kyç të sezonit

Pas golit ndaj Prestonit, Mauricio Poçetini rishprehu vlerësimin e tij për Brojën duke e cilëuar si një nga sulmuesit më me potencial në Evropë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *