Lajmin për ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit e dha ministri i Brendshëm i cili njoftoi largimin e Muhamet Rrumbullakut dhe zëvendësimin e tij me Sokol Bizhgën si drejtues i komanduar.
Ervin Hoxha tha gjatë një dalje para gazetarëve se ka ardhur koha për një gjeneratë të re në drejtimin e Policisë së Shtetit.
“Sot, është dita për ta kaluar stafetën tek një tjetër gjeneratë drejtuesish, të cilët falë punës kolosale të bërë deri këtu, nuk do ta fillojnë rrugën e tyre nga gremina e vitit 2013, por nga një lartësi e arritur me mundin e me kohën e një dekade dhe nuk do të kenë asnjë justifikim për të mos e ngjitur Policinë e Shtetit në rangun e trupave më të mira të Bashkimit Europian. Kam bindjen se ata që do të dorëzojnë stafetën udhëheqëse të kësaj trupe, që nga Drejtori i Përgjithshëm dhe të gjithë të tjerët, nuk do ta kursejnë dijen dhe përvojën e jashtëzakonshme të fituar në gjithë këto vite në vijën e parë, për të mbështetur ngjitjen e mëtejshme të trupës së policisë drejt majës së Shqipërisë 2030.” – tha Hoxha.