Tjetër sukses për Kosovën në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Paris.
Këtë radhë është xhudistja Laura Fazliu e cila ka arritur të sigurojë medaljen e bronztë olimpike pas fitores ndaj xhudistes kroate Katarina Krishto.
23-vjeçarja arriti të sigurojë kështu medaljen e dytë olimpike për Kosovën në këtë kompeticion, pas fitores së medaljes së argjendtë nga Distria Krasniqi dy ditë më parë.
Kjo është pjesëmarrja e tretë për Kosovën në Lojërat Olimpike dhe Laura Fazliu e çoi në pesë numrin e të gjitha medaljeve olimpike të fituara nga Kosova deri më tani.