Sulmuesi argjentinas la fushën në fundin e pjesës së parë të gjysmëfinales në Barcelonë.
Kapiteni i zikaltërve ndjeu shqetësim muskulor dhe i la vendin në sulm Taremit, ndërsa ka shumë pikëpyetje nëse Lautaro do të jetë në fushë të martën në “San Siro”.
Burime nga stafi mjekësor i Interit pohojnë se sulmuesi është në garë me kohën, por mundësia që ai të jetë në fushë duket e vogël.
“Të shohim nëse do ia dalë. Ai po përpiqet shumë, por mundësitë nuk duken të mëdha,” – tha trajneri Simone Inzaghi.