Rrugëtimi i kombëtares shqiptare nis sonte në “Signal Iduna Park” të Dortmundit përballë kampionëve të Evropës në fuqi. 

Italia mund të mos jetë ajo e Roberto Mançinit që ngriti trofeun në “Uembli”, por të kaltrit mbeten përherë një peshë e rëndë ku fanella dhe historia peshojnë shumë.

Silvinjo dhe të besuarit e tij e dinë mirë se çfarë i pret në këtë përballje, por vetëbesimi në ndeshje të tilla mund të jetë vendimtar. 

Burimet brenda stafit kuqezi pohojnë se Silvinjo do të hedhë në fushë formacionin e kualifikueseve, me të vetmin përjashtim, Armando Brojën në vijën e sulmit. 

Në portë Berisha është në avantazh ndaj Strakoshës ndërsa Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj formojnë katërshen e përhershme në prapavijë.

Mesfusha mbetet e pandryshuar, me Asllanin dhe Ramadanin para mbrojtjes, Bajramin si 10-sh pas sulmuesit, dhe Seferi me Asanin nga krahët në mbështetje të Brojës. 

Formacioni i Italisë: Donaruma, Kalafiori, Bastoni, Di Marko, Zhorzhinjo, Barela, Pelegrini, Fratezi, Kieza, Skamaka

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *