GJKKO-ja (Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar), vendosi lënien në burg të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka i cili kishte ankimuar pranë këtij institucioni masën e arrestit me burg.

Koka do të vazhdojë të qëndrojë në burg pasi SPAK-u paraqiti akuza të reja ndaj tij dhe ish-deputetit, Alqi Bllako lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit.

Lefter Koka kërkoi shfuqizimin e masës së arrestit me burg duke pretenduar mes të tjerash se vuan nga probleme shëndetësore, por trupi gjykues nuk mori për bazë pretendimet e ish-ministrit të dënuar për korrupsion.

Njoftimi për media i GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më datë 05.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 10/214 akti, datë 28.12.2022 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim L.K., ndaj vendimit nr. 297 akti, datë 25.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt “Zëvendësimi i masës së sigurimit personal” dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 297 akti, datë 25.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *