Ikona e futbollit brazilian dhe atij botëror po kalon orë të vështira. Pele ndodhet i shtruar në spital që nga fillimi i muajit nëntor pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.
Legjenda braziliane po lufton me sëmundjen e kancerit e cila sipas mjekëve ka avancuar së
tepërmi dhe tashmë nevojitet trajtim intensiv me shpresën për të mbajtur sa më gjatë në jetë
82-vjeçarin.
Para pak ditësh ishte vajza e Pelesë ajo që postoi në rrjetet sociale një foto me të atin në spital duke përcjellë mesazhin se gjendja e tij dukej disi më e stabilizuar. Mirëpo mediat në Brazil raportojnë se Pele po kalon sërish orë të vështira dhe se e gjithë familja ndodhet pranë tij në spital. Mediat braziliane raportojnë se orët dhe ditët në vazhdim mund të jenë vendimtare për jetën e Pelesë.