Leon Avdullahu ka vendosur të përfaqësojë Kosovën, ndonëse ishte ftuar edhe nga Shqipëria dhe Zvicra.

Mesfushori i Hoffenheimit në Bundesligë kërkoi kohë për të marrë një vendim për të ardhmen, pasi Zvicra kishte bërë përpjekje të mëdha për ta pasur në radhët e saj.

Për këtë arsye, zviceranët angazhuan edhe vetë trajnerin Murat Yakin, i cili zhvilloi një takim personal me lojtarin për ta bindur që të luante nën drejtimin e tij.

Edhe trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, pati biseduar me Avdullahun muajin e kaluar, duke e ftuar të vishte fanellën kuqezi.

Megjithatë, vendimi i mesfushorit ishte bashkimi me Kosovën. Ai pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Marko Foda për ndeshjet kualifikuese të shtatorit kundër Zvicrës dhe Suedisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *