Gazetari Nikollë Lesi tha në Euronews Albania se nëse Arben Ahmetaj vendos të flasë për çështjen e inceneratorëve, ai mund të implikojë persona më të pushtetshëm se ai dhe të shpëtojë veten.

Lesi shtoi se Ahmetaj nuk do të ndjekë shembullin e Sajmir Tahirit dhe Lefter Kokës që zgjodhën të heshtin në proceset e tyre.

“Nëse ka dosje që shkojnë më lart se veten duhet të flasë. Ahmetaj është një lab i hidhur, ndryshe nga Tahiri dhe Koka dhe besoj se do flasë. Nëse flet do shkaktojë skandal të madh dhe do shpëtojë. Ai është lab i hidhur dhe nuk besoj se do të heshte si Tahiri dhe Koka.” – tha Lesi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *