Nga Sotir Kolea

Zonjëz’ e dashurë,

Me gjithë se lajmet’ që më pru Nazmiu kur ktheu nga Tirana këtë herë të funditë, qenë sadopakë të buta dhe të mbara, po prapë se prapë nuk’ m’u hoq nga zemra frika mos lëndonj një plagë të hapurë, që vetëm gjyqimi dhe mëndja dhe koha do t’mundin të tulasinë.

Lash prapë të shkojën ditë përmbi ditë dhe me zij’ sot’ guxonj të vënj gur në zemërë.

Shuplaka e fatit’ që shkrepi mbi ju, Zonjëzë dhe mbi der të juajë është aqe tmerrëme sa ndofta as emër’ nuk ka’ të posaçëmë në gjuhënë t’ënë, në gjuhën’ e njëj kombi që për të gjat’ të shekujve, ka pas’ qënë rrahur’ dhe pjekur’ e djegur’ ndër cen e rrëbjera.

As fjalë ngushullimi nuk’ kam ku t’i gjenj, se helëm i zi, që ju shtrydhi zemrënë juve dhe të juajëve, është nga ata që nuk’ kan’ të zbutur’ me fjal’ as me lotë.

Bashkë me ju dhe me miqt’ të mirë të derës’ së juajë, kam qarë së largu dy miqt’ të çëmuarë që hikën’ e na lanë në lulen e moshësë; kam qar’ të dy të rinjtë që nuk’ qenë vetëm lëvdijë për të vehtëtë po qenë së bashku dhe shpresa për ne për të paskëtajmenë, se kombi ka nevojë për bijë, si ç’qenë Muntazi dhe Vesimi, me zemër’ për së mbari dhe me gjyqim të matur’ dhe të pjekurë.

Vdekja ka detyra si ç’ka ç’do gjë në botë, po rredhi i tyre është veht-vehtiutë tepër’ i kufiturë; me qënë se detyrat e jetës’ së të gjallit’ as anë kan’ as masë; ç’do ditë që shkon u zgjat’ e u rrit’ vargunë, se jan’ të shumëduarëta; detyra faqe vehtesë jo vetëm’ sa rreh zemëra po dhe më pas, se jeta zgjatet’ pak’ a shumë edhe përtej varritë; detyra faqe bjerësvet’ që ka njeriu të vehtë dhe faqe atyre që kan’ qën’ më parë; detyra faqe miqëvet’ dhe faqe njerëzimitë, detyra faqe kombitë, atdheut’ dhe botësë.

Zemërës së juajë dhe Zotit Hamit ju qoftë ngushëllim të kryerët’ të detyravet’ të ra dhe të rënda që her e prap e sotëme ju shtoj’ mbi gjithë t’jeratë edhe faqe prindërvet’ dhe faqe të miturvet’ dhe nënavet’ të tyre, që jeta nëpërkëmbi me kaqë egërsim.

Një gurrë ngushëllimi gjith’ aqë të vërtetë do t’jua falinj’ puna, kjo detyr e shenjtë edhe faqe vehtesë edhe faqe botësë, që është prëjt e zemrësë dhe shëndet’ i trupitë 

dhe pus’ i harrimit’ për trocet e jetësë.

Labor consolator se protector maximus, ka qën’ një e vërtetë për kohët e shkuara, pa është dhe sot dhe ka për të qënë gjith’ mon’  e vërtetë.

Fati ju ruajtët’, Zonjëzë, bashkë me gjithë të afërmit’ të zemrës’ së juajë, nga ç’do mërxij’ e brengë.

Elbasan, 19 prill 1945

(Më 12 nëntor 1944, dy vëllezërit më të mëdhenj të Musinesë Muntazi dhe Vesimi u morën nga shtëpitë e tyre nga partizanët dhe u ekzekutuan. Trupat e tyre u gjeten pas disa ditësh në bodrumet e Hotelit Bristol)

Botuar nga Muzeu Kokalari

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *