Hasan Prishtina, veprimtari i shquar i çështjes kombëtare shqiptare, në vitin 1921 i drejtonte një letër Ministrisë së Punëve të Jashtme britanike.

Në janar 1921, si kryetar i Komitetit të Kosovës, Hasan Prishtina niste një letër nga Shkodra, shkruar në frëngjisht, drejtuar Ministrisë britanike të Punëve të Jashtme, ku ai listonte disa nga krimet serbe në Kosovë, Dibër e Lumë në periudhën 1918-1920.

Hasan Prishtina përshkroi vrasjen e 20,000 burrave dhe 1,500 grave në Kosovë, si dhe djegien e 168 fshatarve dhe 4769 shtëpive, duke shtuar se për vetëm tri ditë të fundgushtit 1920 ishin vrarë 250 shqiptarë dhe ishin djegur 7,800 shtëpi në krahinat e Dibrës dhe Lumës.

Pasi informon për rrezikun e kolonizimit të Drenicës me kozakë vrangelistë-bellogardistë, në fund të telegramit, Hasan Prishtina paralajmëron Foreign Office-in se kolonizimi dhe represioni serb do të provokonin hakmarrjen e shqiptarëve, gjë që, siç thotë ai, “do ta komplikonte situatën në krejt Ballkanin”.

Hasan Prishtina u vra në Selanik në vitin 1933, ndërkohë që në historinë e shqiptarëve ai njihet si ideologu i bashkimit kombëtar, referuar platformës së tij për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një shtet të vetëm gjatë periudhës kur ishte deputet i Mexhlisit në Perandorinë Osmane.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *