Këshilltarja e Albin Kurtit për Luginën e Preshevës,dhe ish-kryetare e Preshëvës, Ardita Sinani e cilësoi si historike letrën e dy senatorëve amerikanë drejtuar Sekretarit të Shtetit, Antoni Blinken ku për herë të parë shtrohet nevoja e trajtimit të çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Vizita jonë po jep ende frytet e veta. Brifing-u për Luginën në Senatin e SHBA-ve, organizuar bashkërisht nga zyret e Senatores Joni K. Ernst dhe Senatorit Gary C. Peters, bashkëkryesues të Grupit për Çështje Shqiptare në Senat i mbajtur me 28.02.2023, dha rezultatet e veta.
Është kjo ngjarje historike, meqë për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ishte mbajtur Briefing i inicuar nga Komiteti për politikë të jashtme të caktuar enkas për çështjen shqiptare. Komisioni për politikë të jashtme për këtë Briefing kishte caktuar dy senatorët: Joni K. Ernst dhe Gary C. Peters dhe ekipet e tyre.” – thekson ajo.