Pensionistët dhe “Lëvizja Bashkë” u mblodhën sot në një protestë para godinës së kryeministrisë duke kërkuar rritje të pensioneve dhe miratimin e ligjit për minimumin jetik.
Ata u shprehen se rritja e fundit e pensioneve me 4% është poshtëruese për ta.
Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori u shpreh gjatë fjalës së tij se pensionistët nuk përfillen nga qeveria e kalbur në korrupsion.
Qori shtoi se pensionistët detyrohen të punojnë dhe pas daljes në pension, në të shumtën e rasteve te pasiguruar dhe të keqpaguar për të mbuluar shpenzimet bazike.
Ai kërkoi miratimin e minimumit jetik.
Subjekti politik që ai drejton ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë një propzim konkret për ligjin në fjalë ku parashihet që minimum jetik në Shqipëri të jetë 2000 lekë të reja.
Pensionistët u shprehen se do të jenë sërish në shesh për të luftuar për të drejtat e tyre.