“Lëvizja Bashkë” njoftoi me anë të një postimi në Facebook se ka përmbyllur listën e kandidatëve për Tiranën për zgjedhjet e 11 majit.
Bie në sy fakti se kreu i kësaj lëvizjeje, Arlind Qori, renditet i dyti në listën e kandidatëve, të cilën e kryeson Redi Muçi.

“Lëvizja Bashkë po e nis prezantimin publik të kandidatëve të saj nga qarku i Tiranës. Mes tyre janë aktivistë, intelektualë, profesionistë, punëtorë, pensionistë, të rinj, sipërmarrës dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme. Ju ftojmë ta lexoni.” – thuhet në postim.