“Lëvizja Bashkë” ka njoftuar sot një tjetër protestë kundër ndërtimit të kullës në lulishten pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

Kjo lëvizje e drejtuar nga pedagogu, Arlind Qori mbetet i vetmi subjekt që ka organizuar disa protesta kundër këtij projekti të cilin e cilësojnë si shkatërrimtar për qytetin.

“Qyteti ynë po vdes pak e nga pak, me çdo hapësirë publike që zihet, me çdo park që shkatërrohet, me çdo ujdi të errët që materializohet. Pas parkut të fundit e kanë radhën të tjera hapësira të jetës urbane, siç mburren me vetëbesimin e kriminelëve të papendueshëm Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Në këto kushte, detyra jonë si qytetarë është të ngremë zërin.

Ditën e hënë në orën 18:30 Lëvizja BASHKË u bën sërish thirrje qytetarëve të Tiranës për të dalë në protestë.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e protestës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *