Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që shpalli të pavlefshëm dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit dhe përcaktoi një afat 34-ditor për zgjedhjen e presidentit të ri, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë.

Arbërie Nagavci, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, theksoi se veprimet institucionale duhet të kryhen me përgjegjësi të lartë dhe pa inate personale. Sipas saj, ky është momenti që të zgjedhurit e popullit të angazhohen për të shmangur një krizë dhe për të evituar zgjedhje të panevojshme.

“Gjatë ditëve në vijim duhet të bashkëpunojmë të gjithë për të zgjedhur presidentin dhe për të shmangur zgjedhje të panevojshme dhe të padrejta”, u shpreh Nagavci.

Reagim pati edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili vuri theksin te respektimi i rezultatit të zgjedhjeve dhe theksoi se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje vetëm për shkak se opozita nuk pranon rezultatin. Ai shtoi se dekreti i Osmanit ishte në kundërshtim me Kushtetutën dhe nuk mund të prodhonte efekt juridik.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *