Një nga personazhet me rol vendimtar për historinë e Kosovës, ish-ambasadori i OSBE-së, Uilliam Uoker po shkruan një libër dedikuar masakrës së Reçakut.

15 janarin e 1999-ës, forcat paramilitare dhe çetnike serbe masakruan 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të Kosovës, ndërkohë që dokumentimi i kësaj masakre nga ish-misoni i OSBE-së i udhëhequr asokohe nga Uilliam Uoker, i serviri botës një nga dëshmitë më tronditëse për krimet e Sllobodan Millosheviçit ndaj shqiptarëve të Kosovës.

“Librin për masakrën e Reçakut po e shkruaj dhe po provoj ta përfundoj para se të shkoj në botën tjetër.” – i tha ambasadori Uoker gazetës Insajderi.

Uoker po ashtu theksoi se libri në dorëshkrim do t’i kushtohet vetëm ngjarjes së Reçakut duke sjellë kujtime, përjetime dhe një përmbledhje sa më objektive për masakrën që tronditi perëndimin duke i hapur rrugë fushatës së bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.

Ambasadori Uoker shprehu mirënjohjen për qeverinë e Kosovës e cila vendosi të ndante 70.000 euro për botimin e këtij libri. Ai u shpreh se do të jetë sërish në Kosovë me 15 janar në përkujtim të masakrës së Reçakut.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *