Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa shpallën listën zgjedhore me 110 emra kandidatësh për zgjedhjet e 9 Shkurtit.

Në listë gjenden sërish figurat kryesore të këtyre partive, duke shtuar emra të rinj si këngëtarja Edona Llalloshi apo trajneri i futbollit, Bylbyl Sokoli. 

Risia e kësaj liste është lënia jashtë saj e Liburn Aliut. 

Ministri aktual i Infrastrulturës është një nga figurat kryesore që nga fillimet e Vetëvendosjes si parti politike. 

Aliu është akuzuar shpesh nga opozita në Kosovë për mangësi në punën e tij dhe për përfshirje në korrupsion.

By Editor