Partia Demokratike e akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se ka shpenzuar 12 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë për luks në 10 muaj të këtij viti.

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli tha në konferencën për shtyp se Nikolla po shpenzon për qoka, ndërkohë që me këtë shumë 64 mijë pensionistë të vendit mund të përfitonin pension 200 euro.

“Në 10 muajt e këtij viti, Lindita Nikolla dhe firma e saj u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 12.8 miliard lekë ose mbi 12 milion euro. Nëse kjo vlerë e shpenzimeve të Kuvendit, pjesa më e madhe për udhëtime, dieta, pritje e përcjellje, vetëm për 10 muaj të këtij viti, do të konvertohej në pagesa pensioni, 64 mijë pensionistë do të përfitonin 200 euro pension në muaj.

Nikolla ka firmosur për vitin 2023 këto shpenzime:

– Paga për punonjës të miratuar në organikë dhe punonjës me kontratë për kohë të kufizuar: 7.5 miliardë lekë

– Kompensime për anëtarët e parlamentit dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur: 1.6 miliard lekë

– Shpenzime për mbështetje financiare të menjëhershme të punonjësve për zbutjen e impaktit të krizës: 26 milion lekë

– Shpenzime për ekzekutim te vendimeve gjyqësore për largim të padrejtë nga puna: 63 milionë

– Shpenzime për honorare: 47 milion

– Shpenzime për pritje dhe përcjellje: 80 milion lekë

– Udhëtime të brendshme (ku përfshihen kompensime shpenzimesh për deputetë dhe dieta stafi): 520 milionë lekë

– Udhëtime jashtë vendit: 522 milion lekë

– Karburant dhe vaj: 78 milionë lekë.” – tha ndër të tjera Vangjeli.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *