Në orët e para të vitit të ri, Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) regjistroi lindjen e parë të vitit 2026, ku nëna solli në jetë tre djem, trenjakë.

Stafi mjekësor njofton se lindja u realizua me sukses dhe se si nëna, ashtu edhe foshnjat ndodhen në gjendje të mirë dhe të qëndrueshme, duke u mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm.

Shërbimet e QKUK-së kanë funksionuar normalisht edhe gjatë festave të Vitit të Ri.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Klinikën e Gjinekologjisë për të uruar këtë ngjarje të veçantë, duke përshëndetur lindjen e trenjakëve të parë të vitit 2026.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *