Përballja vendimtare ndaj Çekisë po afron dhe tekniku Silvinjo ka përveshur mëngët. Braziliani udhëtoi drejt Londrës për të marrë aprovimin e stafit të Çelsit për grumbullimin e Amando Brojës për përballjen ndaj çekëve.
Tekniku po punon sërish për prurje të reja në organikën e tij dhe ndaj Çekisë pritet të grumbullohet për herë të parë dhe Marvin Çuni. Sulmuesi i Frosinones në Serinë A vlerësohet nga Silvinjo si një alternativë cilësore për sulmin.
Po ashtu, në kombëtare pritet të rikthehet dhe mesfushori Arbnor Muçolli. Mesfushori me tipare sulmuese i Goterborgut në kampionatin suedez është grumbulluar dhe nga Edi Reja në të kaluarën ku ka luajtur disa minuta në përballjet ndaj Armenisë, Arabisë Sauditë dhe Estonisë. Muçolli ka shënuar 5 gola në 10 ndeshjet e para sezonale me Goteborgun dhe Silvinjo pritet t’i japë një tjetër mundësi për të treguar vlerat e tij në kombëtare.