Arsène Wenger ka rrëfyer pas skene se Florian Wirtz ka pasur mundësinë të zgjidhte mes Bayernit dhe Liverpool-it, dhe sipas tij, lojtari ka vendosur t’i thotë “po” klubit anglez vetëm me një kusht të qartë. Sipas Wenger, Wirtz u ka komunikuar drejtuesve të Liverpool-it:

“Do të vij tek ju vetëm nëse luaj me numrin 10. Nuk dua të luaj në krah.”

Ai shton se Liverpool-i e pranoi menjëherë kërkesën e tij, çka sipas Wenger çoi në prishjen e ekuilibrave në mesfushë.

“Për ta marrë Wirtz-in, Liverpool-i tha ‘në rregull’. Kështu që ata shkatërruan mesfushën e tyre, sepse trioja e tyre ishte Gravenberch, Mac Allister dhe Szoboszlai,” deklaroi Wenger.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *