Xhiovani Leoni do të jetë lojtari më i ri i Liverpool-it. 18-vjeçari u ble nga Parma dhe firmosi për 6 sezone me klubin anglez.

Qendërmbrojtësi cilësohet si një nga talentet më premtues të futbollit italian, ndërsa për të pati interesim edhe nga skuadra të tjera në Itali, Angli dhe Spanjë.

Liverpool pagoi 30 milionë paund për Leonin, ndërsa ky i fundit u shpreh se ka ardhur në një klub të madh dhe se do të japë më të mirën për të shpërblyer besimin e drejtuesve.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *