Mediat britanike e konsiderojnë të mbyllur marrëveshjen mes Liverpulit dhe Lajpcigut për transferimin e Dominik Szoboszlait në radhët e skuadrës së Jurgen Klopit.

Klubi anglez ka pranuar të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës së mesfushorit hungarez me Lajpcigun e cila është 70 milionë euro.

22-vjeçari hungarez ka spikatur me Lajpcigun duke treguar kualitet si trekuartist dhe si mesfushor i majtë.

Szoboszlai është përforcimi i dytë në mesfuhën e Liverpulit pas afrimit të Aleksis MekAlister nga Brajtoni. Kampioni i botës me Argjentinën u ble për 45 milionë euro.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *