Ngjarjet e mbrëmshme në Tiranë, ku çadra e protestës u sulmua brutalisht dhe katër persona përfunduan në spital, janë denoncuar nga Arilda Lleshi, aktiviste e “Shqipëria Bëhet”. Lleshi përshkroi sulmin si më shumë veprim të një bande të armatosur sesa ndërveprim me policinë dhe theksoi dhunën e pajustifikuar ndaj protestuesve paqësorë, duke shoqëruar dy prej tyre dhe grabitur sende personale. Denoncimi i saj evidenton shkeljen e të drejtës për të protestuar dhe pasigurinë që krijohet kur është e paqartë nëse autoritetet janë policë apo përdorin dhunë arbitrare.

Statusi i Arilda Lleshit:
Ajo që ndodhi mbrëmë i ngjante sulmit të një bande njerëzish të armatosur më shumë se ndërveprimit me policinë e shtetit. Këto ditë s’po dimë më as nëse kemi të bëjmë me policë apo me pengmarrës me uniformë policie. Në mënyrë brutale dhe pa paralajmërim, u sulën drejt çadrës duke e shqyer, ndërkohë që njerëzit ishin brenda. Disa bombula gazi ishin ndezur. Një ndër bombulat i ra në kokë Adriatikut duke e lënë pa ndjenja. Më pas u konfliktuan me djemtë, shoqëruan 2 prej tyre dhe na morën gjithçka që kishim aty (përfshirë gjëra personale si portofolë) me kamion, si hajdutë të vërtetë. Dhunë sepse munden.
Nga aksioni i djeshëm policor, kanë përfunduar në spital 4 persona. Kjo dhunë e pajustifikuar kundër protestuesve paqësorë është provë se kemi të bëjmë me një autokraci, ku policia i bindet urdhrave dhe jo ligjit, që e garanton të drejtën e protestës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *