Pas dy javësh gara në Lojërat Olimpike “Paris 2024” Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë duke arritur shifrën e 103 medaljeve. Amerikanët kanë fituar 30 të arta, 38 të argjendta dhe 35 të bronzta.
Në vendin e dytë vjen Kina me gjithsej 73 medalje, 28 të arta, 25 të argjendta dhe 19 të bronzta.
E treta renditet Australia me 45 medalje, 8 të arta, 14 të argjendta dhe 13 të bronzta. Për australianët ky është prezantimi më i mirë në histori si pjesëmarrës në Lojërat Olimpike.