Federata e Futbollit në Kosovë mund të ndërrojë drejtuesin pasi përfaqësueja dështoi në fazën kualifikuese dhe një nga emrat e përfolur si kandidaturë për drejtimin ishte dhe Lorik Cana.
Ish-kapiteni i kombëtares ka shuar dyshimet me një koment në rrjetet sociale ku shkruan se nuk synon poste në drejtimin e futbollit deri sa Kosova dhe Shqipëria të kenë një kombëtare.
“Rri qetë vëlla, derisa Kosova nuk bëhet Shqipëri, nuk më sheh as në FFK, as në FSHF…Unë i shikoj punët e mia dhe ti je i kënaqur…Deri atëherë të përshëndes! Të fala nga Gjakova!”- shkruan Lorik Cana.