Analisti Fatos Lubonja, gjatë emisionit “Studio 24” në News24, komentoi situatën politike në Shqipëri, duke vënë në dukje se qytetarët prej vitesh nuk i besojnë plotësisht partive politike për shkak të zhgënjimit të grumbulluar.

“Protesta e fundit tregon se opozita ka fuqinë për të mbledhur njerëz. Pyetja është nëse kjo është zemërimi i popullit për situatën aktuale apo thirrja e Partisë Demokratike. Më shumë duket se është thirrja e saj,” tha Lubonja.

Ai kujtoi edhe ngjarje të mëparshme, si 21 Janari, kur një protestë e thirrur nga opozita grumbulloi pjesëmarrës për shkak të një çështjeje specifike, ndërsa protesta për armët kimike ishte më shumë qytetare.

Sipas Lubonjës, zhgënjimi i qytetarëve lidhet me periudhën e qeverisjes së kryeministrit Rama dhe indiferencën ndaj protestave të ndryshme, siç ishte rasti i studentëve. “Një pjesë e madhe e njerëzve punojnë në shtet, dhe ka shumë arsye për këtë qëndrim,” shtoi ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *