Analisti Fatos Lubonja komentoi mbrëmjen e sotme në Studio24 çështjen e ish-zëvendëskryeministres Balluku, ndërsa SPAK ka marrë miratimin nga GJKKO për të kontrolluar pajisjet elektronike të sekuestruara tek bizneset dhe bashkëpunëtorët e saj.

Lubonja theksoi se, nëse ekzistojnë prova, ato mund të përfshijnë më shumë kryeministrin Edi Rama sesa vetë Ballukun. Ai kritikoi zvarritjen e hetimeve nga SPAK, duke shtuar se kjo i shërben mbulimit të krimit dhe është rezultat i kufizimeve politike.

“Drejtësia nuk bëhet vetëm nga një institucion, por nga koordinimi i të gjitha organeve. SPAK nuk ka vepruar siç duhet dhe ka vonuar procedurat, duke çuar çështjen tek Gjykata Kushtetuese në vend që ta trajtonte direkt. Kjo situatë favorizon mbulimin e krimit dhe fuqizon oligarkët që nuk bëhen të njohur publikisht,” tha Lubonja.

Ai theksoi gjithashtu se për drejtësinë në vend është e domosdoshme që institucionet të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe transparente, dhe se vonesat në hetime mund të dëmtojnë besimin e qytetarëve tek sistemi gjyqësor.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *