Federata Italiane e Futbollit pritet të njoftojë nesër emërimin e Luçiano Spaletit si trajner të kombëtares italiane – raporton Gazzetta Dello Sport.

Federata duhet të paguajë 2.6 milionë euro në arkat e Napolit për të liruar përfundimisht teknikun nga marrëdhënia me napoletanët, ndërkohë që të hënën do të mbahet një konferencë shtypi për prezantimin e Spaletit në stolin e axurrëve. 

64-vjeçari është një nga senatorët e trajnimit në futbollin italian, ndërkohë që në sezonin e fundit shkroi historinë duke rikthyer Napolin te titulli kampion pas më shumë se tre dekadash.

Krahas Napolit, Spaleti në karrierën e tij ka drejtuar dhe Sampdorian, Udinezen, Romën dy herë, Zenitin në Rusi dhe Interin.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *