Dita e tetë e përplasjes ushtarake mes Iranit dhe Izraelit shënoi sulme të dyanshme.

Izraeli kreu bombardime ndaj infrastrukturës industriale të Iranit, ku mendohet se kryhen procese për pasurimin e uraniumit, ndërsa Teherani vijon të lëshojë raketa drejt disa qyteteve të Izraelit.

Së fundmi, Irani ka lëshuar edhe raketa hipersonike, të cilat shkaktuan dëme të konsiderueshme në Izrael, duke goditur edhe një spital në Beresheba.

Në orët e fundit raportohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tërhequr një pjesë të konsiderueshme të avionëve të tyre luftarakë nga baza kryesore në Katar.

40 avionë vëzhgimi dhe të operacioneve speciale të tipit Hercules C-130 janë larguar nga baza në Katar.

Këta avionë mendohet të përdoren në operacionet ushtarake, nëse SHBA-të vendosin të ndërhyjnë në luftën mes Iranit dhe Izraelit.

By Editor